Parashtro ankesën

Diskutim për vetëqëndrueshmërinë e KMShK-së

Me qëllim të shqyrtimit të mundësive dhe mekanizmave për forcimin e vetëqëndrueshmërisë
institucionale dhe financiare të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), në
Prishtinë u mbajt takimi i KMShK-së me hisedarët dhe partnerët institucionalë.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Departamenti i Gazetarisë i Universitetit të Prishtinës (UP), Misioni i OSBE-së në Kosovë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Komisioni i Pavarur i
Mediave (KPM).

Gjatë takimit u diskutua çështja e vetëqëndrueshmërisë së KMShK-së, me fokus në identifikimin
e modeleve të mundshme të financimit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale. Pjesëmarrësit
shqyrtuan mundësitë e sigurimit të të hyrave nëpërmjet pagesave të rregullta të anëtarësisë,
mbështetjes për kosto operative, si dhe formave të tjera të mbështetjes që do të kontribuonin në
funksionimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të KMShK-së.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një modeli të qëndrueshëm financiar
dhe forcimit të rolit të vetërregullimit të mediave në Kosovë.

Takimi u organizua me mbështetjen e UNESCO-s, në kuadër të projektit ”Ndërtimi i besimit te
mediat në Europën Juglindore: Mbështetje për gazetarinë si e mirë publike“, i financuar nga
Bashkimi Evropian.

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *