Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) organizoi të mërkurën një takim diskutimi
me gazetarët e Ferizajt.
Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në fushën e gazetarisë, etika e gazetarisë, si dhe sfidat
gjatë punës të mediave të Ferizajt.
Profesionistët e mediave kërkuan më shumë përkujdesje për mediat lokale, duke vënë në pah
rëndësinë që ato kanë për komunitetin.
Po ashtu, ata folën edhe për sfidat e të bërit gazetari bazuar në kodin e etikës, në kohën e
dezinformimit, çrregullimit të informacionit dhe inteligjencës artificiale.
Takimi u organizua me mbështetjen e UNESCO-s, në kuadër të projektit ”Ndërtimi i besimit te
mediat në Europën Juglindore: Mbështetje për gazetarinë si e mirë publike“, i financuar nga
Bashkimi Evropian.
Add Comment