Anëtarë të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe këshilltari ligjor diskutuan
të premten në një takim lidhur me hartimin dhe përditësimin e dokmenteve të brendshme të
organizatës, përkatësisht rregulloreve dhe të tjera.
Pjesëmarrësit shprehën nevojën për zbatimin sa më të mirë të dokumenteve, në mënyrë që puna e
KMShK-së të zhvillohet sa më profesionalisht, në funksion të mediave dhe publikut.
Takimi u organizua me mbështetjen e UNESCO-s, në kuadër të projektit ”Ndërtimi i besimit te
mediat në Europën Juglindore: Mbështetje për gazetarinë si e mirë publike“, i financuar nga
Bashkimi Evropian.
Add Comment