Parashtro ankesën

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) është një trup vetërregullues i formuar për dhe nga sektori i mediave të shkruara.

Misioni i tij mbështetet mbi bindjet e Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. KMShK është themeluar me ndihmën e OSBE-së në Kosovë në shtator të vitit 2005, ndërsa Zyra e KMShK-së aktivitetin e rregullt e ka filluar në dhjetor të vitit 2005.

Fjala e lirë, e drejta e qytetarëve për t’u informuar plotësisht, me kohë dhe respektimi në tërësi i kodit etik të gazetarisë janë baza mbi të cilën vepron KMShK. Qëllimi i KMShK-së është ta mbrojë qytetarin nga shkrimet e pavërteta si dhe ta mbrojë gazetarin nga ankesat e pambështetura.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës tani i ka rreth 50 anëtarë të rregullt, media online dhe agjenci lajmesh. Kuvendi i anëtarëve të KMShK-së përbëhet nga përfaqësuesit e mediave online (portaleveve të lajmeve) dhe agjencive të lajmeve.

Strategjia e KMShK-së fokusohet në fuqizimin e respektimit të Kodit të Mediave të Shkruara në Kosovë, edukimin e brezave të rinj të gazetarëve dhe studentëve të gazetarisë lidhur me parimet e Kodit…, me qëllim të sigurimit të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar drejt dhe me kohë.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv i KMShK-së

Nora Behluli, zyrtare për ankesa

Adresa: Rr. “Imzot Nikë Prela”, D9, hyrja 4, nr. 2, Ulpianë, 10000 Prishtinë

Email: presscouncil.kosovo@gmail.com