Parashtro ankesën

Deklaratë publike e KMShK-së

Në një vendimmarrje urgjente online, anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës
(KMShK) kanë dënuar fuqishëm deklarimin e nënkryetares së Komisionit të Pavarur të Mediave,
Drita Morina e cila, pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës të KPM-së, ka paralajmëruar mbylljen
e emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Si profesionistë të mediave gjykojmë se organet e pavarura duhet të kenë shumë kujdes gjatë
trajtimit të ankesave të tipit SLAPP ndaj mediave, sidomos kur ato ushtrohen nga eksponentë të
partive politike.

KMShK i bën thirrje KPM-së që të ruajë pavarësinë dhe të gjykojë drejt, në përputhje me
standardet e Kodit të Etikës të KPM-së. KMShK, po ashtu, u bën thirrje anëtarëve të KPM-së të
përmbahen nga deklaratat e pamatura dhe të pabazuara për cilësinë e raportimeve në mediat e
vendit.

Deklarata të tilla paralajmëruese dhe të pabazuara përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së
shprehjes dhe lirisë së mediave.

KMShK u bën thirrje anëtarëve të tjerë të KPM-së që të distancohen publikisht nga nisma të tilla,
të cilat ndikojnë seriozisht në lirinë e mediave në vend.

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *