Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) po organizon Shkollën e Etikës së Gazetarisë për studentët e gazetarisë, gazetarët e rinj dhe individët tjerë të interesuar.
Shkolla do të zhvillohet më 12-14 maj 2026 në Prishtinë dhe do të përmbajë ligjërata e seancainteraktive të mbajtura nga gazetarë prominentë dhe ekspertë të medias.
Shkolla organizohet me mbështetjen e UNESCO-s, në kuadër të projektit ”Ndërtimi i besimit temediat në Europën Juglindore: Mbështetje për gazetarinë si e mirë publike“, i financuar ngaBashkimi Evropian.
Kriteret
Për të marrë pjesë në shkollë, kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kritere:
Të jetë student/e i/e gazetarisë, gazetar/e i/e ri/e ose student/e nga një fushë tjetër me interes në gazetari. Aplikuesit duhet të jenë mes moshës 18 dhe 30 vjeç. Inkurajohet
pjesëmarrja nga komunitetet joshumicë, ndërsa procesi i përzgjedhjes do të sigurojë
pjesëmarrje përfshirëse gjinore.
Të ketë interes real për temat dhe çështjet aktuale që lidhen me etikën e gazetarisë.
Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e kësaj shkolle, ju lutemi dërgoni aplikacionin në adresën elektronike: presscouncil.kosovo@gmail.com.
Aplikuesit duhet të dorëzojnë CV të shkurtër që përfshin:
Informatat personale: Emri, mosha, të dhënat kontaktuese
Shkollimin: Studime ose kurse relevante
Përvojën: Punë, praktikë ose aktivitete vullnetare që lidhen me gazetarinë/median
Interesimin në gazetari: Theksoni aktivitetet, projektet ose artikujt që tregojnë
interesimin për etikën e gazetarisë dhe çështjet aktuale mediale
Afati i fundit për aplikim: 10 maj, 2026.
Pjesëmarrësit do të marrin certifikata.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar!
Add Comment