Parashtro ankesën

U mbajt Shkolla e Etikës së Gazetarisë

Shkolla e Etikës së Gazetarisë, organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë është mbajtur në Prishtinë.

 

Florent Spahija, jurist, këshilltar ligjor në KMShK, bashkëbisedoi me pjesëmarrësit – studentë të gazetarisë e gazetarë të rinj – për rregullimin ligjor të mediave në Kosovë, me theks të veçantë në çështjet që kanë të bëjnë me raportimin etik. Po ashtu, ai foli për funksionimin e rregullatorit të mediave audiovizuele – KPM-së dhe ligjin për RTK-në.

 

Ndërkaq Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv i KMShK-së, foli për punën dhe përgjegjësitë e Këshillit…, si trup vetërregullues i mediave të shkruara dhe online. Po ashtu, pjesëmarrësit simuluan mbledhjen e Kuvendit të KMShK-së për zgjidhjen e ankesave që adresohen nga palët, nëpërmjet rasteve praktike dhe bazuar në Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

 

Blerta Dibrani, ligjëruese në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës (UP) ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit për gjykimin etik në epokën e dezinformimit dhe inteligjencës artificiale. Ajo, po ashtu, ka folur për rreziqet dhe përparësitë e përdorimit të inteligjencës artificiale në krijimin e përmbajtjes mediale.

 

Me Kreshnik Gashin, gazetar hulumtues dhe redaktor menaxues në Kallxo.com, pjesëmarrësit e shkollës – studentë të gazetarisë dhe gazetarë të rinj – kanë diskutuar për gazetarinë hulumtuese dhe etikën, metodat e hulumtimit dhe privatësinë.

 

Kurse Brikenda Rexhepi, kryeredaktore në Grupin Koha, ka folur për punën në redaksi, respektimin e kodeve të etikës dhe sfidat me të cilat ballafaqohen veçmas gazetarët e rinj gjatë punës së tyre.

 

Saranda Ramaj, gazetare dhe hulumtuese e poolitikave shëndetësore, ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit për raportimin nga fusha e shëndetësisë, me theks të veçantë nga institucionet publike shëndetësore. Ajo, po ashtu, ka treguar përvojat e saj gjatë raportimit, sfidat me të cilat është ballafaquar në mënyrë që raportimet të jenë etike dhe profesionale.

 

Me Agon Sinanajn nga Buletini Ekonomik, gazetar hulumtues, pjesëmarrësit e shkollës – studentë të gazetarisë dhe gazetarë të rinj – kanë diskutuar për gazetarinë hulumtuese dhe etikën gjatë raportimit nga fusha e ekonomisë. Ai ka ndarë përvojat e tij nga hulumtime të rëndësishme – veçanërisht në sektorin e energjisë, por ka folur edhe për përdorimi n e inteligjencës artificiale gjatë punës së përditshme.

 

Kurse Betim Musliu nga Betrimi për Drejtësi, gazetar hulumtues, ka folur për raportimin nga fusha e drejtësisë, kujdesin që duhet ta kenë gazetarët e rinj gjatë raportimit, si dhe nevojën e respektimit të kodeve të etikës.

 

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *