Parashtro ankesën

KMShK diskutoi me gazetarët e rajonit të Gjilanit

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) organizoi të marten një tryezë diskutimi me gazetarët e rajonit të Gjilanit.

 

Në tryezë u diskutuan zhvillimet e fundit në fushën e gazetarisë, etika e gazetarisë, si dhe sfidat gjatë punës të mediave online të rajonit të Gjilanit.

 

Përgjegjësit e mediave online kërkuan më shumë përkujdesje për mediat lokale, duke vënë në pah rëndësinë që këto media kanë për komunitetin.

 

Po ashtu, ata folën edhe për sfidat e të bërit gazetari bazuar në kodin e etikës, në kohën e dezinformimit, çrregullimit të informacionit dhe inteligjencës artificiale.

 

Takimi u organizua me mbështetjen e UNESCO-s, në kuadër të projektit ”Ndërtimi i besimit te mediat në Europën Juglindore: Mbështetje për gazetarinë si e mirë publike“, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *