Podkasti Aequitas i realizuar nga Qendra për Aktivitete Sociale Afirmative – CASA dhe Grupi Mediatik KIM ka adresuar në një seri mungesën e mundësive të hapura dhe të larmishme për dialog publik mbi çështjet që ndikojnë në marrëdhëniet etnike në Kosovë. E themeluar si një platformë që ofron njohuri dhe analiza të thella, podkasti Aequitas ka paraqitur një shfaqje video me diskutime të shumta mbi një sërë çështjesh bashkëkohore në Kosovë.
Diskutimi shumëplanësh është lehtësuar nga një strategji inovative që ka përfshirë dy prezantues, gazetarë nga komunitetet shqiptare dhe serbe të Kosovës. Qëllimi i tyre ishte të angazhohen në biseda me të ftuarit përkatës për të përfaqësuar pikëpamjet dhe interesat mbizotëruese në komunitetet e tyre.
Në këtë mënyrë, publiku ka pasur mundësinë të kuptojë dhe konfirmojë një sërë opinionesh dhe interesash mbi temat që ndikojnë në marrëdhëniet etnike në Kosovë, siç janë çështjet e personave të zhdukur, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, integrimi në BE, trashëgimia kulturore dhe shumë të tjera.
Projekti është zbatuar në partneritet ndërmjet OJQ-së CASA nga Mitrovica e Veriut dhe OJQ-së Grupi Mediatik KIM nga Çagllavica, akterë të shquar në skenën sociale dhe mediatike të Kosovës.
Projekti është financuar nëpërmjet skemës së nëngranteve “Our Media”, e cila ka ofruar mbështetje për 21 projekte lokale në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
(Programi rajonal “Media Jonë: Një veprim i shoqërisë civile për të gjeneruar njohuri mediale dhe aktivizëm, për të luftuar polarizimin dhe për të promovuar dialogun” është zbatuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian nga organizatat partnere SEENPM, Instituti Shqiptar i Medias, Mediacentar Sarajevë, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, Instituti Malazez i Medias, Instituti Maqedonas për Median, Shkolla e Gazetarisë në Novi Sad, Instituti i Paqes dhe Bianet.
Ky artikull u prodhua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe SEENPM dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian).
Add Comment