Parashtro ankesën

U mbajt punëtoria për gazetarinë hulumtuese

Studentë të gazetarisë dhe gazetarë të rinj kanë marrë pjesë në punëtorinë “Gazetaria hulumtuese: teknikat, burimet dhe procesi i verifikimit”, organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në Prishtinë.

Punëtoria u dha mundësinë pjesëmarrësve që, nëpërmjet shembujve praktikë të analizojnë burime hulumtuese dhe të zhvillojnë aftësi praktike për punë hulumtuese të saktë dhe të përgjegjshme.

Gazetarët hulumtues – trajnerë në punëtori, Dafina Halili dhe Besnik Boletini diskutuan me pjesëmarrësit për procesin e hulumtimit të storieve, përkatësisht veglat kërkimore dhe burimet.

Halili foli për përvojën e saj në hulumtimin e dy storieve, përkatësisht sfidat me të cilat është ballafaquar gjatë procesit. Halili është më shumë e fokusuar në hulumtimet për të drejtat e njeriut, andaj ndau me pjesëmarrësit punën në storiet që kishin të bënin me arsimimin e pakicave dhe ngacmimet seksuale në universitet.

Ndërkaq Boletini diskutoi mbi hulumtimet e tij që kanë të bëjnë me fushën e shëndetësisë, mjedisit dhe të drejtat e punëtorëve. Sipas tij, një punë e madhe rreth storieve hulumtuese bëhet duke kërkuar online, ndërkaq është e rëndësishme që brenda secilit hulumtim në qendër të jetë jeta e njerëzve të rëndomtë, përkatësisht problemet me të cilat ata ballafaqohen.

Punëtoria u financua nga Bashkimi Evropian (BE) në kuadër të projektit “Fuqizimi i Rolit dhe Kapaciteteve të Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë”, i cili implementohet nga BIRN Kosova, KMShK dhe TV Mreža.

 

https://www.facebook.com/share/p/1D4VtLQVM5/

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *