Parashtro ankesën

Vizita studimore në Pragë në pak sekonda

Leonora Aliu, Butrint Avdyli dhe Erblinë Selmanaj, së bashku me pjesëmarrës nga Mali i Zi dhe Turqia, kanë vizituar organizatat Transitions (tol.org), CEDMO (The Central European Digital Media Observatory – cedmohub.eu), Europeum (Institute for European Policy – europeum.org/en/) dhe Radio Free Europe / Radio Liberty (rferl.org) në Pragë, si pjesë e akademisë rajonale për liderët e të ardhmes në fushën e edukimit medial dhe aktivizmit.
Akademia për liderët e të ardhmes është pjesë e projektit “Media Jonë”, i cili zbatohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian nga organizatat partnere: SEENPM, Instituti Shqiptar i Medias, Qendra Mediale në Sarajevë, Këshilli i Mediave të Shkruara i Kosovës, Instituti Mediatik i Malit të Zi, Instituti i Medias i Maqedonisë, Shkolla e Gazetarisë Novi Sad, Instituti i Paqes dhe Bianet.

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *