Parashtro ankesën

“Liderët e të ardhmes” në vizitë studimore në Pragë

Pjesëmarrës nga Kosova, pjesë e akademisë rajonale për liderët e të ardhmes në fushën e edukimit medial dhe aktivizmit, kanë marrë pjesë në një vizitë studimore në Pragë të Çekisë.

Leonora Aliu, Butrint Avdyli dhe Erblinë Selmanaj, së bashku me pjesëmarrës nga Mali i Zi dhe Turqia, kanë vizituar organizatat Transitions, CEDMO (The Central European Digital Media Observatory), Europeum (Institute for European Policy) dhe Radio Free Europe / Radio Liberty.

Me përfaqësues të këtyre organizatave ata kanë diskutuar për rëndësinë e gazetarisë profesionale, aktivizmin medial dhe edukimin medial në një mjedis digjital global. Qëllimi i akademisë është përkrahja e të rinjve profesionistë – liderë të së ardhmes – që të kenë sukses në fushat përkatëse.

Akademia rajonale për liderët e të ardhmes është pjesë e projektit “Media Jonë”, partner në Kosovë i të cilit është Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK). Takimi i parë i rreth 30 pjesëmarrësve nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë është mbajtur vitin e kaluar në Stamboll.

Projekti rajonal “Media Jonë: Nismë për Avancimin e Edukimit Medial, Dialogut dhe Aktivizmit” zbatohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian nga organizatat partnere: SEENPM, Instituti Shqiptar i Medias, Qendra Mediale në Sarajevë, Këshilli i Mediave të Shkruara i Kosovës, Instituti Mediatik i Malit të Zi, Instituti i Medias i Maqedonisë, Shkolla e Gazetarisë Novi Sad, Instituti i Paqes dhe Bianet.

 

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *