Parashtro ankesën

THIRRJE PËR APLIKIM: Për studentë të gazetarisë dhe gazetarë të rinj!

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) po organizon punëtorinë e dytë me temën “Gazetaria hulumtuese: teknikat, burimet dhe procesi i verifikimit”.

Punëtoria mbahet me datën 25 nëntor 2025 në Librarinë Konceptuale, në Kosovo 2.0, Prishtinë.

Kjo punëtori u jep pjesëmarrësve mundësinë që, nëpërmjet shembujve realë, të analizojnë burime hulumtuese dhe të zhvillojnë aftësi praktike për punë hulumtuese të saktë dhe të përgjegjshme.

Kush mund të aplikojë?

Për punëtorinë mund të aplikojnë studentë të gazetarisë dhe gazetarë të rinj.

Si të aplikoni?

Dërgoni emrin dhe mbiemrin, institucionin dhe një numër kontakti, si dhe një paragraf të shkurtër motivues pse dëshironi të merrni pjesë në punëtori në emailin:

presscouncil.kosovo@gmail.com

Afati i fundit për aplikim: 21 nëntor 2025

 

 

Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje!

Ky aktivitet financohet nga BE-ja në kuadër të projektit “Fuqizimi i Rolit dhe Kapaciteteve të Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë”, i cili implementohet nga BIRN Kosova, KMShK dhe TV.

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *