Parashtro ankesën

THIRRJE PËR APLIKIM: Për studentë të gazetarisë dhe gazetarë të rinj!

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe BIRN Kosova po organizojnë punëtorinë me temën “Raportimi etik në gazetari: standardet, sfidat dhe përgjegjësia profesionale”.

 

Punëtoria do të mbahet më 6 nëntor 2025 në Prishtinë.

 

Në këtë punëtori pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë raste konkrete të shkeljeve etike, të mësojnë nga profesionistë të mediave dhe të zhvillojnë aftësi për raportim të përgjegjshëm dhe të balancuar.

 

Kush mund të aplikojë? Studentë të gazetarisë nga Universiteti i Prishtinës dhe kolegjet private të akredituara në Kosovë, si dhe gazetarë të rinj.

 

Si të aplikoni? Në emailin presscouncil.kosovo@gmail.com dërgoni emrin, institucionin dhe një paragraf të shkurtër pse dëshironi të merrni pjesë në punëtori

 

Afati i fundit për aplikim është  26 tetor 2025!

 

Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë!

 

Ky aktivitet financohet nga BE-ja në kuadër të projektit ‘”Fuqizimi i rolit dhe kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në Kosovë”, i cili implementohet nga BIRN Kosova, KMShK dhe TV Mreža.

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *