Nesër (e hënë, 10 qeshor) në Prishtinë nis moduli i dytë i Shkollës së Etikës së Gazetarisë, organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK). Gjatë tri ditëve pjesëmarrësit (studentë të gazetarisë dhe gazetarë të rinj) do të kenë rastin që të bashkëbisedojnë në temën e etikës me profesionistë të fushës. Po ashtu, ata do të jenë pjesë e punëtorisë që ka të bëjë me edukimin medial, si dhe do të vizitojnë institucione dhe media.
Add Comment