Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e fundit të mbajtur në formë të kombinuar, fizike dhe online, ka shqyrtuar gjithsej nëntë ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen dy nga to, një të miratohet pjesërisht, katër të refuzohen, një të shpallet e patrajtueshme dhe një ankesë të shpallet e paaftshme.
Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç janë Kapitulli II – Raportimi i së vërtetës, Kapitulli IV– E drejta për t’u përgjigjur, Kapitulli V – Personat e përfshirë në incidente, aksidente, të arrestuar apo të akuzuar për vepra penale dhe Kapitulli VII – Privatësia dhe mbrojtja e burimeve.
Add Comment