Parashtro ankesën

KUVENDI I KMShK-së MORI VENDIM PËR 17 ANKESA

Fallback Image

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e fundit të mbajtur në formë të kombinuar, fizike dhe online, ka shqyrtuar gjithsej 17 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen 11 nga to, tri të miratohen pjesërisht, dy të refuzohen dhe një të shpallet e patrajtueshme.

Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç janë Kapitulli II – Raportimi i së vërtetës, Kapitulli IV– E drejta për t’u përgjigjur dhe Kapitulli V – Personat e përfshirë në incidente, aksidente, të arrestuar apo të akuzuar për vepra penale.

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *