Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përkatësisht Kapitullit II – Raportimi i së vërtetës, Kapitullit IV – E drejta për t’u përgjigjur dhe Kapitullit VII – Privatësia dhe mbrojtja e burimeve.
KMShK ka miratuar ankesën e Ukë Zenunit kundër Ulpianapress.net për videot me tituj “Uji i Dobërqanit shëron 12 sëmundje”, përkatësisht “Një vajzë e verbër ka rifituar shikimin pas qëndrimit te ky ujë”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës.
KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Medi Premium Sh.P.K. përfaqësuar nga Albert Halilaj kundër Veriu.info për shkrimin me titull “’Aksham pazari’ me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci’”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe kapitujt II dhe IIa të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht lajmet e rrejshme, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Marigona Kastratit, përfaqësuar nga avokati Taulant Ferizi kundër KlanKosova.tv dhe Demokracia.com për shkrimet me tituj “E tmerrshme: 6-vjeçari nga Fushë Kosova akuzon mësuesen për gjuhë ofenduese (Video)”, “Konflikt në oborr të shkollës, ‘kapen’ mësuesja dhe nëna e 6-vjeçarit në Fushë Kosovë (Video)”, “6-vjeçari nga Fushë Kosova akuzon mësuesen për gjuhë ofenduese”, “Mësuesja në Fushë Kosovë mburret me lidhjet në polici, prindërit pretendojnë se ua bullizoi djalin (Video)”, “Mësuesja në Fushë Kosovë kërkon kohë për t’iu përgjigjur akuzave për bullizëm (Video)”, “Mblidhen 30 nëna në oborr të shkollës, kërcënojnë gazetaren e KIKS-it (Video)”, ““Mësuesja merret me llafe të grave, nxënësit nuk dinë shkrim-lexim” (Video)”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli VII, i cili ka të bëjë me privatësinë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Ganimete Musliut kundër Rajoni.org për shkrimin me titull “’Komuna e Skënderajt shpërblen me tender biznesin e ‘afërt’ me Ganimete Musliun dhe PDK’në’”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.
Add Comment