Parashtro ankesën

Si duhet të raportohet për autizmin?

Komunikimi publik dhe medial për autizmin duhet të jetë sa më i saktë dhe gjithëpërfshirës. Në këtë mënyrë kontribuohet në rritjen e vetëdijes dhe në shmangien e keqkuptimeve të zakonshme, që shpesh hasen në raportim.
Autizmi është pjesë e neurodiversitetit, një koncept që nënvizon se truri i njerëzve funksionon në mënyra të ndryshme. Termi neurodivergjent përdoret për të përshkruar persona që mendojnë, perceptojnë apo komunikojnë ndryshe nga shumica – përfshirë personat autikë, si dhe ata me ADHD, disleksi apo kushte të tjera zhvillimore.
 
Në këtë kuptim, autizmi nuk është sëmundje, por një gjendje neurozhvillimore që paraqet një mënyrë të ndryshme të perceptimit dhe ndërveprimit me botën. Për këtë arsye, mënyra se si flasim dhe shkruajmë për autizmin ka ndikim të madh në mënyrën se si shoqëria e kupton dhe e pranon këtë diversitet. OJQ “Lobimi për Autizëm” rekomandon qasje të kujdeshme gjatë raportimit për autizmin.
 

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *