Studentë të gazetarisë dhe gazetarë të rinj morën pjesë në punëtorinë “Raportimi etik në gazetari: standardet, sfidat dhe përgjegjësia profesionale”, organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe BIRN Kosova.
Diksutimet u pëqendruan rreth katër temave kryesore: Sidat etike të gazetarëve të rinj gjatë raportimit, etika dhe dezinformimi, raportimi etik për zgjedhjet, si dhe puna e gazetarëve dhe Inteligjenca Artificiale (AI).
Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit patën mundësi që me Brikenda Rexhepin, kryeredaktore në Koha dhe kryetare e KMShK-së dhe Alban Zenelin, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, të diskutojnë raste konkrete të shkeljeve etike, duke pasur parasysh nevojën për raportim të përgjegjshëm dhe të balancuar.
Rexhepi u fokusua në procesin e raportimit të përditshëm, me theks të veçantë në trajtimin e burimeve. Ajo, po ashtu, me studentët diskutoi për raportimin gjatë fushatës zgjedhore, bazuar edhe në udhëzuesin për raportim etik të publikuar nga KMShK.

Ndërkaq Zeneli u fokusua në përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në punën e gazetarëve, si një realitet me të cilin mediat po përballen tashmë. Sipas tij, AI duhet të përdoret me kujdes, bazuar në Kodin e Etikës të KMShK-së.
Aktiviteti u financua nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “Fuqizimi i rolit dhe kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në Kosovë”, i cili implementohet nga BIRN Kosova, KMShK dhe TV Mrezha.
Add Comment