Parashtro ankesën

KMShK mori pjesë në Konferencën Vjetore të AIPCE-s

Përfaqësues të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) kanë marrë pjesë në Konferencën Vjetore të 26-të të Aleancës së Këshillave të Pavarura të Shtypit të Evropës (AIPCE), e cila është mbajtur në Budvë të Malit të Zi.

 

Në konferencën me temë qendrore “A kanë të ardhmen Këshillat e Shtypit?” u diskutuan sfidat dhe mundësitë e mekanizmave të vetërregullimit të mediave në epokën dixhitale, nën presionet politike dhe luftën, si dhe ndikimi i inteligjencës artificiale në sektorin mediatik.

 

Përfaqësuesit e KMShK-së ndanë përvojën e funksionimit të këtij mekanizmi në Kosovë, si shembull pozitiv i vetërregullimit të medave të shkruara dhe online. Ndërkaq, përfaqëues të këshillave të mediave nga Ballkani Perëndimor theksuan mungsën e financimit të qëndrueshëm si një ndër sfidat me të mëdha, me të cilat ballafaqohen.

 

#AIPCE2025 #KMShK #Vetërregullimi #MediaEtika

 

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *