Parashtro ankesën

KMShK DISKUTOI ME GAZETARËT E RAJONIT TË PRIZRENIT

Fallback Image

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) organizoi të martën një tryezë diskutimi me gazetarët e rajonit të Prizrenit.

Në tryezë u diskutuan zhvillimet e fundit në fushën e gazetarisë, etika e gazetarisë, si dhe sfidat gjatë punës të mediave online të rajonit të Prizrenit. Përgjegjësit e mediave online kërkuan më shumë përkujdesje për mediat lokale, duke vënë në pah rëndësinë që këto media kanë për komunitetin. Po ashtu, ata folën edhe për sfidat e të bërit gazetari bazuar në kodin e etikës, në kohën e çrregullimit të informacionit dhe dezinformimit.

Me theks të veçantë u diskutua për raportimet në situata të ndjeshme, si të respektohet kodi i etikës dhe standardet e raportimit. Nëpërmjet shembujve konkretë u diskutua edhe për disa shkelje të etikës nga ana e mediave, por edhe përgjegjsëitë e mediave gjatë raportimit.

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *