Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShk) ka publikuar, në gjuhën shqipe dhe serbe, udhëzuesin për media “Inteligjenca Artificiale dhe etika në gazetari”.
Udhëzuesi bazohet në teoritë dhe praktikat më të mira profesionale, që synojnë të ndihmojnë gazetarët dhe mediat në përdorimin e përgjegjshëm të AI-së, duke promovuar etikën,
transparencën dhe drejtësinë, si parime thelbësore për ruajtjen e vlerave të gazetarisë.
Udhëzuesi është prodhuar me mbështetjen e UNESCO-s, në kuadër të projektit ”Ndërtimi i besimit te mediat në Europën Juglindore: Mbështetje për gazetarinë si e mirë publike”, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Udhëzuesin mund ta gjeni në këtë link:
Add Comment