Parashtro ankesën

THIRRJE PËR APLIKIM / Shkolla e Etikës së Gazetarisë

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, po organizon Shkollën e Etikës së Gazetarisë për studentët e gazetarisë, gazetarët e rinj dhe individët tjerë të interesuar.

 

Shkolla do të zhvillohet nga data 28 deri 30 prill 2026, në Prishtinë dhe do të përmbajë ligjërata e seanca interaktive të mbajtura nga gazetarë prominentë dhe ekspertë të medias.

Programi do të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Dreka do të shërbehet gjatë tri ditëve.

 

Kriteret

 

Për të marrë pjesë në shkollë, kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kritere:

  • Të jetë student/e i/e gazetarisë, gazetar/e i/e ri/e ose student/e nga një fushë tjetër me interes në gazetari. Aplikuesit duhet të jenë mes moshës 18 dhe 30 vjeç. Pjesëmarrja nga komunitetet joshumicë nga e gjithë Kosova inkurajohet fuqimisht, ndërsa procesi i përzgjedhjes do të sigurojë pjesëmarrje përfshirëse gjinore.
  • Të ketë interes real për temat dhe çështjet aktuale që lidhen me etikën e gazetarisë.

 

Gjatë shkollës pjesëmarrësit do të punojnë edhe në grupe, për të krijuar storie mbi tema specifike. Këto storie do të prezantohen në fund të shkollës, ndërsa storia më e mirë do të shpërblehet me çmim simbolik.

 

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e kësaj shkolle, ju lutemi dërgoni aplikacionin në adresën elektronike: presscouncil.kosovo@gmail.com.

 

Aplikuesit duhet të dorëzojnë CV të shkurtër që përfshin:

  • Informatat personale: Emri, mosha, të dhënat kontaktuese
  • Shkollimin: Studime ose kurse relevante
  • Përvojën: Punë, praktikë ose aktivitete vullnetare që lidhen me gazetarinë/median
  • Interesimin në gazetari: Theksoni aktivitetet, projektet ose artikujt që tregojnë interesimin për etikën e gazetarisë dhe çështjet aktuale mediale
  • Aftësitë dhe gjuhët: Aftësitë dhe njohuritë gjuhësore relevante

 

Afati i fundit për aplikim: 21 prill 2026.

 

Pjesëmarrësit do të marrin certifikata! 

 

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar!

 

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *