Parashtro ankesën

Raportimi për fëmijët

Fallback Image

Kapitulli VI i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës në mënyrë shumë të qartë përcakton raportimin për të mitur në rastet kur janë viktima, dëshmitarë apo kur dyshohen ose janë kryes të veprimeve të pahijshme, përfshirë veprat penale.

 

Kodi përcakton që: gazetat, portalet dhe agjensitë e lajmeve në asnjë mënyrë nuk do të identifikojnë fëmijët nën moshën 18 vjeçare, të cilët janë të përzier në vepra penale, qoftë si dëshmitarë, apo të pandehur.

 

Trajtimi i rrëfimeve mbi tragjeditë personale duhet të zhvillohet me kujdes, ndërkohë që ndaj individëve të prekur me tragjedi duhet pasur qasje mirëkuptimi dhe diskrecioni.

 

Mediat nuk duhet të publikojnë informata që zbulojnë identitetin e të miturve të përfshirë në raste të ndryshme.

 

Po ashtu, publikimi i fakteve rrethanore mund të zbulojë lehtë identitetin e të miturve. Andaj, në çdo rast mediat duhet të shfaqin kujdes fillimisht në moszbulimin e asnjë fakti apo rrethane që çon në identifikimin e të miturve, e më pas ngjarjen duhet plasuar sipas rregullave etike të mediave të shkruara dhe online.

 

Zbulimi i fakteve rrethanore mund të çojë shumë lehtë tek zbulimi i identitetit të të miturve dhe, rrjedhimisht, pasojat për jetën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre.

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *