Parashtro ankesën

KMShK organizoi trajnim kundër lajmeve të rreme

Për studentë të gazetarisë, gazetarë të rinj dhe stafin e vet, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) organizoi trajnimin “Si të zbulosh lajmet e rreme? – Veglat dhe metodat”.
Gjatë trajnimit, i cili u mbajt në Prishtinë, pjesëmarrësve iu dha mundësia që, nëpërmjet shembujve praktikë, përkatësisht punës praktike, të identifikojnë dhe dekonstruktojnë përmbajtje të rrejshme mediale.
Festim Rizanaj nga Hibrid.info u fokusua në identifikimin e lajmeve të rrejshme dhe dekonstruktimin e tyre, si dhe në zbërthimin e narrativave nëpërmjet të cilave synohet keqinformimi dhe dezinformimi.

Festim Rizanaj nga Hibrid.info u fokusua në identifikimin e lajmeve të rrejshme dhe dekonstruktimin e tyre, si dhe në zbërthimin e narrativave

Visar Prebreza nga Krypometër / Kallxo.com foli për dekonstruktimin e fotografive, përkatësisht videove të rrejshme, me theks të veçantë të atyre të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale (AI).
Ndërkaq gazetarja Evliana Berani bashkëbisedoi me pjesëmarrësit rreth metodave te hulumtimit dhe veglave të dekonstruktimit të përmbajtjeve të rrejshme mediale.
Trajnimi ishte i dobishëm edhe për stafin e Zyrës së KMShK-së, të cilët metodat dhe veglat e prezantuara do të kenë mundësi t’i aplikojnë gjatë punëës së përdisthme, veçmas në lidhje me monitorimin e përmbajtjeve mediale dhe ankesat që vijnë nga palët.
Ky aktivitet u financua nga BE-ja në kuadër të projektit “Fuqizimi i Rolit dhe Kapaciteteve të Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë”, i cili implementohet nga BIRN Kosova, KMShK dhe TV Mreža.

Add Comment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *