Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) organizon trajnimin me temën “Si të zbulosh lajmet e rreme? – Veglat dhe metodat”.
Data: 9 dhjetor 2025
Vendi: Libraria Konceptuale e Kosovo 2.0, Prishtinë
Kjo punëtori u jep pjesëmarrësve mundësinë që, nëpërmjet shembujve praktikë, përkatësisht punës praktike, të identifikojnë dhe dekonstruktojnë përmbajtje të rrejshme mediale.
Kush mund të aplikojë?
Për trajnimin mund të aplikojnë studentë të gazetarisë dhe gazetarë të rinj.

Si të aplikoni?
Dërgoni emrin dhe mbiemrin, institucionin dhe një numër kontakti, si dhe një paragraf të shkurtër motivues pse dëshironi të merrni pjesë në punëtori në emailin:
presscouncil.kosovo@gmail.com
Afati i fundit për aplikim: 5 dhjetor 2025
Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje!
Ky aktivitet financohet nga BE-ja në kuadër të projektit “Fuqizimi i Rolit dhe Kapaciteteve të Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë”, i cili implementohet nga BIRN Kosova, KMShK dhe TV Mreža.
Add Comment