Në Prishtinë u mbajt takimi i radhës i Koalicionit për Edukim Medial. Aktiviteti kishte për qëllim fuqizimin e qytetarëve – sidomos të rinjve – për të qenë më aktivë në mbrojtjen e lirisë së medias, duke kundërshtuar polarizimin dhe duke nxitur dialogun shoqëror.
Diskutimi nisi me temën “Sfidat e edukimit medial në Kosovë” ku u ndanë përvoja dhe qasje të ndryshme për përmirësimin e kapaciteteve edukative në këtë fushë. Më pas pjesëmarrësit trajtuan çështjen e luftimit të lajmeve të rreme dhe dezinformimit, me fokus të veçantë te raportimi gjatë zgjedhjeve, një periudhë kur mediat shpesh janë nën presion të shtuar dhe qytetarët kanë nevojë për informim të saktë e të paanshëm. Nga ta u përmend nevoja për hartimin e një udhëzuesi për media për raportimin gjatë zgjedhjeve.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, organizatave partnere dhe institucioneve relevante si OSBE – Misioni në Kosovë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, si dhe akademikë nga Universiteti i Prishtinës.
Kontributet e tyre hodhën dritë mbi sfidat aktuale, por edhe mbi mundësitë konkrete për përforcimin e edukimit medial dhe mbrojtjen e hapësirës demokratike në vend.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “MEDIA JONË – Aksion i shoqërisë civile për të gjeneruar edukim medial dhe aktivizëm, për të kundërshtuar polarizimin dhe për të promovuar dialogun”, i cili mbështet nga Bashkimi Evropian.
Add Comment