Parashtro ankesën

 

Thirrje për aplikim/nominim

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, si anëtar i partneritetit rajonal të orgaznizatave të shoqërisë civile i cili menaxhon Ҫmimin për gazetarinë hulumtuese shpall konkurs për çmimet për:

Storiet hulumtuese të botuara në periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2016, të cilat raportojnë për çështje sociale në lidhje me keqpërdorimin e pushtetit dhe të të drejtave themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, të cilat nuk do të ishin bërë të ditura për publikun në ndonjë mënyrë tjetër.

 

 

Për çmimin e BE-së mund të nominohen storiet e botuara apo transmetuara në çdo lloj të medias në Kosovë: në media të shkruara, radio, televizion, media online apo të kombinuara.
Një gazetar apo grup gazetarësh mund të nominohen për çmimin. Konkursi ëshë i hapur për gazetarët profesional të cilët kanë çfarëdo pune apo angazhimi në media (psh. të punësuar me orar të plotë, punë me honorar/freelance, të vetëpunësuar, apo të ngjashme).

 

Për Ҫmimin për gazetarinë hulumtuese mund të nominohen storiet hulumtuese të botuara apo transmetuara në mediat në Kosovë (për publikun e Kosovës në gjuhët zyrtare, gjuhët e minoriteteve apo gjuhët ndërkombëtare).
Nominimet për storiet hulumtuese të botuara në media të Kosovës (për publikun e Kosovës në gjuhët që nuk janë zyrtare në Kosovë duhet t’u bashkëngjitet edhe përkthimi në gjuhën zyrtare të vendit.
Fondi i çmimit në Kosovë për vitin 2017, (për të arriturat në vitin 2016), është 10,000 euro.
Tri nominimet më të mira do të shpërblehen.

 


Shuma e shpërblimit është ndërmjet 3000 dhe 5000 euro.
Çmimi për nënkategorinë ‘storia më e mirë hulumtuese nga gazetarët e rinj’ është 3000 euro.

Data e fundit për aplikim është: 5 prill 2017