Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, organizon Shkollën e Etikës së Gazetarisë për studentë të gazetarisë, gazetarë të rinj dhe të interesuar të tjerë.
Shkolla do të organizohet në dy module. Moduli i parë do të mbahet më 13, 14 dhe 15 maj 2025, dhe do të ligjërojnë gazetarë të njohur dhe ekspertë të fushës së mediave. Moduli i dytë do të mbahet më 3, 4 dhe 5 qershor.
Kushtet për aplikim
Për të qenë pjesë e kësaj shkolle, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet në vijim:
• Të jenë studentë të gazetarisë, gazetarë të rinj, ose studentë të drejtimeve të tjera të interesuar për gazetari.
• Të jenë të interesuar në temat dhe çështjet aktuale të etikës së gazetarisë.
Pjesë e këtij moduli do të jetë realizimi i disa storieve në grupe, për një temë të caktuar, të cilat do të prezantohen në modulin e dytë. Storia më e mirë do të shpërblehet me një çmim simbolik.
Të interesuarit për të qenë pjesë e kësaj shkolle duhet të dërgojnë aplikimin në adresën e-emailit: [email protected] duke përfshirë emrin dhe mbiemrin, institucionin në të cilin studiojnë ose punojnë, si dhe numrin e telefonit.
Afati i fundit për aplikim është data 30 prill 2025.
Add Comment