24 March 2015

Për ne

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është një trup vetërregullues i formuar për dhe nga sektori i mediave të shkruara. Misioni i tij mbështetet mbi bindjet e Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. KMShK është themeluar me ndihmën e OSBE-së në Kosovë në shtator të vitit 2005, ndërsa Zyra e KMShK-së aktivitetin e rregullt e ka filluar në dhjetor të vitit 2005.

Fjala e lirë, e drejta e qytetarëve për t’u informuar plotësisht, me kohë, dhe respektimi në tërësi i kodit etik të gazetarisë janë baza mbi të cilën vepron KMShK. Qëllimi i KMShK-së është ta mbrojë qytetarin nga shkrimet e pavërteta si dhe ta mbrojë gazetarin nga ankesat e pambështetura.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës tani i ka 40 anëtarë të rregullt, nga gazetat, portalet dhe agjencitë e lajmeve, dhe numri i tyre është duke u rritur. KMShK ka tre anëtarë të pavarur, kryetarin dhe dy nënkryetarët. Kuvendi i anëtarëve përbëhet nga përfaqësuesit e gazetave, portaleve të lajmeve, revistave periodike, agjencive të lajmeve, dhe të blogjeve.

Strategjia e KMShK-së për periudhën 2019-2024 do të fokusohet në fuqizimin e respektimit të Kodit të mediave të shkruara në Kosovë; edukimin e brezave të rinj të gazetarëve dhe studentëve të gazetarisë lidhur me parimet e Kodit të mediave të shkruara me qëllim të sigurimit të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar drejt dhe me kohë.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës
Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv i KMShK-së
Nora Behluli, zyrtare për ankesa

Adresa:
Ulpianë, A 5, hyrja 5, Nr. 1
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

presscouncil.kosovo@gmail.com