27 September 2010

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj z. Emrush Kastratit, u.d.kryetar i Gjykatës Komunale në Malishevës, kundër gazetës “Kosova Sot”

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt, mbajtur më 15 shtator 2010, duke vendosur lidhur me ankesën e z. Emrush Kastrati u.d. kryetar i Gjykatës Komunale në Malishevë, kundër gazetës “Kosova Sot” për artikujt e botuar prej datë 27 maj deri me O1 qershor 2010, mori këtë:

VENDIM

– Nuk miratohet ankesa

ARSYETIMI

Z. Emrush Kastarati,u.d. kryetar i Gjykatës Komunale në Malishevë ka paraqitur një ankesë pranë KMSHK-së, me datë 15 qershor 2010 kundër gazetës “Kosova Sot” lidhur me artikujt e botuar në këtë gazetë prej datë 27 maj deri më 01 qershor 2010, ku potencohej emri i tij si gjykatës i Gjykatës Komunale në Malishevë lidhur lëndën C.nr.90/2004.

Bordi i KMSHK-së konstatoi se lënda e iniciuar në Gjykatën Komunale në Malishevë i ka kaluar të gjitha shkallët gjyqësore në Kosovë.

Ankuesi pretendon se gazeta “Kosova Sot” nuk e ka botuar në tërësi reagimin e tij, por vetëm pjesërisht, respektivisht pjesën e parë ku flitet për çështjet parimore që thekson ankuesi.
KMSHK konstatoi se gazeta ka respektuar Kreun IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, e drejta për t’u përgjigjur, duke botuar reagimin me titull: “Reagimi i gjyqtarit Emrush Kastrati”, me datë 13 qershor 2010. Nga përmbajtja e reagimit të botuar në gazetë konstatohet se gazeta ka botuar çështjet kryesore të reagimit. Gazeta i ka dhënë mundësi ankuesit t’i paraqes opinionet e tij lidhur me akuzat kundër tij të botuara në gazetë. Ankuesi nuk ishte i kënaqur për pjesën e pabotuar të reagimit.

Bordi i KMSHK-së konstatoi se kjo pjesë e pabotuar nuk mund të jetë objekt i shkeljes së Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe se çështjet tjera të pretenduara nga ana e ankuesit i tejkalojnë kompetencat e Këshillit, pasi ankuesi mund të përdorë rrugë të tjera si ç’është Gjykata ose Prokuroria.

Me që nuk është kontestuese se gazeta “Kosova Sot” ka respektuar të drejtën e ankuesit për t’u përgjigjur, nga pika 4 e Kodit të Mediave të Shkruar të Kosovës.