9 November 2011

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së z. Fadil H. Demaku, kundër gazetës “Koha Ditore”

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen
e bordit të tij të mbajtur më datë 1 nëntor 2010,duke
shqyrtuar ankesën e z. Fadil. H. Demaku, ish Drejtor
i Drejtorisë Anti-Terror në ish Shërbimin Informativ
të Kosovës(SHIK), të datë 15 shtator 2010, kundër
gazetës “Koha Ditore” lidhur me ripublikimin të opinionit
nga Z. Autori David L. Phillips me titull “Shtetndërtimi në
Kosovë” të botuar më datë 20 gusht 2010, mori këtë

VENDIM

– Nuk miratohet ankesa

ARSYETIMI

Ankuesi lidhur me artikullin e ribotuar në gazetën “Koha

Ditore” të datë 20 gusht 2010, të autorit amerikan David L.
Philips me titull: “Shtetndërtimi në Kosovë” e cila ishte
një analizë e përkthyer nga anglishtja për gjendjen në
Kosovë, sipas pikëpamjeve të autorit.

Ankuesi ua kishte drejtuar një përgjigje shumë gazetave
përmenjëherë dhe atë: gazetës “Express”, “Zëri”, “Bota
Sot”, “Epoka e Re”, “Lajm”, “Infopress” dhe “Koha Ditore”.
Këtë përgjigje të ankuesit, e kishin botuar tri gazeta të
përditshme, në të njëjtën ditë.

Gazeta “Koha Ditore” sqaroi se do ta botonte në tërësi
atë përgjigje të z. Demakut, me kusht që ajo ti dërgohej
së pari gazetës “Koha Ditore” e cila e vetme e ka botuar
atë shkrim të autorit amerikan në fjalë. Por kur redaksia
e kësaj gazete, vërejti nga adresat e disa redaksive që
u shënuan në emailin e dërguesit Dermaku,vendosi të mos e
botojë përgjigjen, pasi që, tanimë ajo ishte bërë publike
se paku në tri gazeta ditore. Redaksia e gazetës “Koha
Ditore” nuk ka asnjë vërejtje në përmbajtjen e përgjegjës,
por kjo situatë nuk përkon me rregullat e Kodit të Etikes
që përgjigjet ti dërgohen gazetave tjera paralel me gazetën
e cila e ka botuar artikullin.

Gazeta “Koha Ditore” vetëm ka qenë e autorizuar ta botojë
këtë analizë-opinion të ekspertit amerikan,ndonëse nuk
është e thënë se qëndron prapa saj.

Bordi i KMSHK-së, pas debatit të gjithanshëm, njëzëri
konstatoi se në rastin konkret, gazeta “Koha Ditore” nuk
ka shkelë asnjë nga rregullat e Kodit të Etikës të Mediave
të Shkruara të Kosovës. Gjithashtu përsëriti qëndrimin e
mëparshëm se reagimin për artikullin e botuar në gazetën e
caktuar duhet dërguar vetëm në adresë të asaj gazete.

Bazuar në atë që u tha më lartë u vendos si në dispozitiv
të këtij vendimi.