21 April 2017

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Universiteti Haxhi Zeka kundër Gazetës online Insjaderi

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 28 mars 2017, shqyrtoi ankesën e Universitetit Haxhi Zeka kundër Gazetës online Insajderi lidhur me artikullin “Universiteti Haxhi Zeka merr vendim skandaloz për angazhimin e stafit akademik”, botuar më 11 shkurt 2017, dhe mori këtë

V E N D I M

Ankesa nuk miratohet

A R S Y E T I M I

Ankesa ka të bëjë me artikullin “Universiteti Haxhi Zeka merr vendim shantazhues për angazhimin e stafit akademik” pumblikuar më 11.02.2017, dhe artikullin e dytë “Rektori UHZ-së konfirmon kushtëzimin ndaj kandaidatëve” publikuar më 14.02.2017.

Artikulli i atakuar ka të bëjë me një vendim të senatit të Universitetit Haxhi Zeka të nxjerrë më 7 dhjetor 2016, ku thuhet se “kandidatët që nuk kishin arritur të zgjedheshin staf i rregullt në këtë Universitet dhe që kishin paditur Universitetin në Gjykatën Themelore në Pejë e që njëkohësisht kishin aplikuar në konkursin e datës 16 shtator 2016, për staf akademik të angazhuar(jo të rregullt) për semstrin dimëror 2016/2017 të mos pranohen deri në përfundimin e procesit gjyqësor”.
Përfaqësuesi i Gazetës online Insajderi informoi KMShK-në se këta artikuj janë shkruar duke cituar me besnikëri vendimin e përmendur të senatit të Universitetit Haxhi Zeka, gjë që nuk e konteston as ankuesi. Por, ankuesi mendon se ky nuk është një vendim shantazhues.

Insajderi ka botuar në tërësi reagimin e Universitetit Haxhi Zeka me çka ka përmbushur detyrimin e tij që del nga Kodi i Mediave të Shkruara. Gjithashtu, Insajderi ka botuar edhe deklaratat e rektorit dhe përgjegjësve të tjetër lidhur me këtë çështje.

Ankuesi pretendon se është shkelur Kreu II, pika 2,i Kodit të Mediave të Shkruara por KMShK konstatoi se Insajderi ka raportuar atë që ka qenë e shkruar në vendimin e Universitetit të botuar publikisht, për të cilin ka edhe dëshmi.

Për këtë ankesë votuan 13 anëtarë. Që të gjithë ishin që ankesa të mos miratohet.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës