29 April 2016

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit kundër gazetës Bota Sot

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 26 prill 2016, shqyrtoi ankesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e cila arriti përmes avokatit të autorizuar Tahir Rrecajt kundër gazetës Bota Sot në lidhje me shkrimin “Thaçi i lidhur me UDB-në, tradhtoi UҪK-në?” dhe me nëntitull “Dallaveret dhe pazaret e presidentit”, botuar më 14 mars 2016, dhe mori këtë

 

 

V E N D I M

 

 

 

 

A R S Y E T I M I

 

Gazeta Bota Sot ka botuar më 14 mars 2016, një shkrim me titull ““Thaçi i lidhur me UDB-në, tradhtoi UҪK-në?”, duke përcjellur fjalët e Naim Miftarit, i cili akuzon, siç shkruan në ankesë “në mënyrë të pa bazë Thaçin dhe bashkëpunëtorët e tij për vrasje, të cilat sipas tij kanë karakter politik, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij”.

Më tutje në ankesë thuhet se gjatë leximit të këtij shkrimi vërehet se as gazeta e as Naim Miftari nuk paraqesin ndonjë provë e cila do të vërtetonte akuzat e cekura, por i tërë shkrimi bazohet në deklarata boshe. Në ankesë gjithashtu thuhet se Bota Sot e publikon shkrimin në fjalë pa asnjë konsultim apo kërkesë për prononcim paraprak me subjektin kryesor të atij shkrimi, z.Hashim Thaçi. Këtë e kërkon Kreu IV, pika 3, të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ose gazeta është dashur të faktojë se subjekti do të ketë refuzuar të jetë në dispozicion.

Gjatë shqyrtimit të ankesës, anëtarët e Bordit u pajtuan se gazeta Bota Sot ka bërë shkelje të Kreut IV, pika 3, të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, në të cilin thuhet: “gjatë raportimit dhe komentimit të një ngjarjeje kontraverse, mediat do të përpiqen t’i dëgjojnë dhe t’i përfaqësojnë të gjitha palët në kontest. Nëse njëra palë brenda kontraversës refuzon të jetë në dispozicion për gazetarin, media gjatë raportimit të vet duhet të theksojë këtë refuzim”.

Në rastin konkret, gazeta Bota Sot nuk ka kërkuar nga z. Thaçi që të prononcohet lidhur me akuzat e bëra nga ana e Naim Miftarit. Gjithashtu, gazeta Bota Sot askund nuk ka theksuar në artikull se kishte kërkuar prononcimin nga z.Thaçi, e ai prononcim do të jetë refuzuar.

Meqë KMShK zbaton Kodin e Mediave të Shkruara gjatë vendosjes për ankesat e arritura, ai në këtë rast ka vlerësuar shkeljet nga fushëveprimi i tij, ndërsa për vërtetësinë e çështjeve të tjera të cilat i ka hapur në artikull Naim Miftari, mund të vendosë vetëm gjykata.

Për këtë vendim pjesërisht të miratuar votuan dhjetë anëtarë të Bordit, ndërsa një antar ishte kundër.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës