18 May 2017

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së On Air Fm kundër portalit lajm.net

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 25 prill 2017, shqyrtoi ankesën e Drilon Qehajës kundër portalit lajm.net lidhur me artikullin “Stupcat akuzojnë për mashtrim, On Air Fm kërkon hetim nga policia” botuar më 27 mars 2017, dhe mori këtë

 

V E N D I M

  • Ankesa nuk miratohet

 

A R S Y E T I M I

Në ankesë pos të tjerave thuhet se më 23 mars 2017, në portalin lajm.net është botuar një lajm me përmbjatje të pavërtetë ndaj shefit të stafit menaxhues të On Air Fm, Drilon Qehaja.

Në ankesë gjithashtu thuhet se artistja Jehona Sopi në këtë kompani nuk ka kurrëfar cilësie menaxhuese apo të ngjashme.

Mirëpo, ankuesi pranon se kjo kompani ka ngritur një padi në gjykatë kundër korporatës “Stupcat” se ata pa paralajmërim anuluan kontratën me On Air Fm para afatit të skadimit të saj.

Në arsyetimin e lajm.net thuhet se Z. Qehaja e pranon se lajmi është i vërtetë rreth problemeve që kanë me Stupcat. Ne e kemi publikuar kërkesë padinë e Stupcave kundër kompanisë On Air Fm lidhur me mashtrimin që ata pretendojnë se u ka shkaktuar kompania në fjalë.

Në sqarimet e tjera të portalit thuhet se lajm.net nuk ka pretenduar se kompania On Air Fm mund të jetë mashtruese ose jo, por kemi botuar kërkesën zyrtare të Stupcave drejtuar gjykatës për të filluar hetimet.

Në saqrimin e lajm.net, gjithashtu, thuhet se që nga viti 2014 kur është hapur për herë të parë kompania On Air Fm, Jehona Sopi është prezentuar në opinion si pjesë e kompanisë dhe se ka deklaruar në disa media se ajo është pronare e kompanisë. Për këtë lajm.net ka deponuar edhe faksimilet e artikujve të botuar në media.

Lajm.net ka kërkuar disa herë prononcimin e kompanisë On Air Fm lidhur me këtë ndërprerjeje të kontratës me Stupcat por asnjëherë nuk ka marr përgjigje.

Për të mos miratuar ankesën votuan unanimisht 13 anëtarë të Bordit.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës