17 July 2007

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Mehrie Ukës,Drejtor i NTP “Mekanizmi”, kundër gazetës “Infopress”

Mehrie Uka, drejtor i NTP “Mekanizimi” i është ankuar KMSHK-së kundër gazetës “Infopress” lidhur me artikullin “Keqpërdorimi i pronës së“Mekanizmit”.
Zonja Uka pohon se shumë nga të dhënat në artikull nuk janë të vërtetë. Ajo njëherit ka deponuar një mori dokumentesh që pohojnë se nuk ka keqpërdorime në “Mekanizim” veçmas pas ardhjes së saj në postin e drejtorit.

Gazeta “Infopress” nuk ka shkelur Kodin e Mediave në aspektin e paraqitjes së të dhënave e qëndrimeve e të gjitha palëve, mirëpo KMSHK konstaton se ky është një rast i cili kërkon ekspertizë të thellë financiare e juridike, andaj vendosi qe të mos marrë kurrfarë qëndrimi lidhur me këtë shkrim, pasi për këtë rast mund të vendosë vetëm gjykata kompetente me ekspertiza profesionale të gjendjes së përgjithshme në NTP “Mekanizmi”.

KMSHK nuk ka asnjë arsye të mos i besoj atyre dëshmive të cilat i ka parashtruar Zonja Mehrie Uka.