7 November 2007

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Ismet Beqirit, Kryetar i Komunës së Prishtinës, kundër gazetës “Infopress”

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka shqyrtuar në mbledhjen e tij të rregullt, më 6 nëntor 2007, ankesën e Ismet Beqirit, Kryetar i Komunës së Prishtinës kundër gazetës “Infopress” e cila e ka botuar më 22.05.07 një artikull me titull: “Me i dashur për Serbet Ismet Beqiri sesa Millosheviqi”.

Ismet Beqiri, e ndien veten të fyer për këtë krahasim të tij me një kriminel çfarë ishte Millosheviqi. Ankuesi nuk kundërshton përmbajtjen e artikullit të botuar në dy vazhdime, më 21 dhe 22 maj 2007, e që ka të bëjë me bartjen e një toke,të cilën një qytetar e ka shitur dy herë.
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës konstaton se askund në artikull nuk përmendet emri i Ismet Beqirit dhe se ka pasur edhe mënyra të tjera për të paraqitur thelbin e problemit, si p.sh. ,,Kadastra e Komunës më e dashur për serbet sesa Millosheviqi,, etj, por pa përmendur emrin e njeriut i cili realisht nuk ka përgjegjësi subjektive për rastin, ndonëse si i pari i Komunës bartë përgjegjësinë objektive për çdo gjë që ngjet në shtëpinë e tij.

Këshilli i Mediave të shkruara të Kosovës ka marrë parasysh se gazeta “Infopress” ka botuar përgënjeshtrimin e z. Ismet Beqiri, më 23 maj 2007 me titull: “Humori i zi që meriton pakës gjyq” duke e plotësuar detyrimin e saj nga Kodi i Mediave të Shkruara, Kapitullin IV, Pika 5