12 May 2017

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Imam Ekrem Avdiu kundër Gazetës Express

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 25 prill 2017, shqyrtoi ankesën e Imamit Ekrem Avdiu kundër Gazetës Express lidhur me artikullin “Të dhëna shokuese të WiKi Leaks: Zbulohen 11 terroritët e Al Qaeda”, botuar më 10 mars 2017, dhe mori këtë

V E N D I M

  • Ankesa nuk miratohet

A R S Y E T I M I

Në ankesë nuk mohohet se është bërë bastisja e Imamit Ekrem Avdiu dhe se në këtë rast te ai është gjetur libri i numrave të telefonit ku gjendej edhe emri i “EBU SAAD”, njërit nga 11 personave që WiKi Leaks i cilëson si terroristë, të cilët në kohë të ndryshme kanë qëndruar edhe në Kosovë.

Në ankesë thuhet se Ebu SAAD ka mund të jetë ndonjë person tjetër me emër të njejtë. Mirëpo hetimet e inteligjencës së KFOR-it konstatuan se bëhet fjalë për një person të lidhur me Al Qaedan. Në ankesë kundërshtohet shprehja për Imamin Ekrem Avdiu “i arrestuar së voni”, mirëpo është e njohur publikisht se Imami Ekrem Avdiu është arrestuar me 17 shtator 2014 dhe është liruar me 25 shtator të vitit të njëjtë, por nuk thuhet se ka përfunduar procedura ndaj tij.

Gjatë përgatitjes së këtij artikulli të mbështetur mbi “dosjet e Guantenamos” që nga viti 2006 përmendet edhe emri i Ekrem Avdiut, Imam nga Mitrovica si një rekrutues potencial.

11 nga këta terroristë, për të cilët Wiki Leaks shkruan gjerësisht nga dosjet e tyre të Guantenamos, kanë qëndruar edhe në Kosovë gjatë periudhave të ndryshme.

Gazeta Express shpejgoi se shkrimi është bërë në bazë të informatave të besueshme që rrjedhin nga burimet e informimit. Këto informata kanë ardhur edhe nga uebfaqja zyrtare e KFOR-it, e cila konsiderohet si uebfaqe kredibile për t’u përdorë si burim i informimit.

Andaj, kjo ankesë nuk u miratua.

Vendimi u nxorr me 13 vota për nga të gjithë anëtarët prezent në mbledhje.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës