28 December 2011

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Halit Elshanit kundër gazetës “Express”

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më datë 27 dhjetor 2011, pasi shqyrtoi ankesën e Halit Elshanit, lidhur me artikullin e datë 14 nëntor 2011, me titull: “Vrasësit e Enver Hadrit i mbron Serbia” botuar në gazetën “Express” nga Dejan Anastasijeviq, andaj mori këtë

VENDIM

  • Nuk miratohet ankesa

ARSYETIMI

Bordi i KMSHK-së pasi shqyrtoi ankesën e z.Halit Elshani kundër gazetës “Express” lidhur me artikullin e datë 14 nëntor 2011 me titull: “Vrasësin e Enver Hadrit e mbron Serbia” njëzëri konstatoi se ankesa nuk ka të bëjë me artikullin në fjalë, por me një program televiziv.

Siç dihet, KMSHK ka të bëjë vetëm me mediat e shkruara dhe jo me ato elektronike. Siç është e njohur , për mediat elektronike, ekziston autoriteti i quajtur Komisioni i Pavarur i Mediave. Me që ankesa nuk bie në autoritetin e KMSHK-së, u vendos si ne dispozitiv të këtij vendimi.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës