7 October 2016

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Grupit të Organizatave Joqeveritare kundër portalit Zëri

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 27 shtator 2016, shqyrtoi ankesën e Grupit të Organizatave Joqeveritare kundër portalit Zëri lidhur me artikullin “Këshilli i Europës alarmon për kërkesën e Turqisë për arrestimin e Berat Buzhalës” botuar më 2 gusht 2016, dhe mori këtë

 

V E N D I M

 

 

A R S Y E T I M I

 

Në ankesë thuhet se në këtë artikull parqitet si fakt vlerësimi se “Ambasada Turke i kërkoi qeverisë së Kosovës ta dënoj Berat Buzhalën” për një opinion të tij pas tentim grushtetit në Turqi, ndërsa thuhet se në letrën e Ambasadës Turke dërguar MPJ-së në mënyrë eksplicite nuk kërkohet dënim i gazetarit në fjalë, por “zbatim i ligjeve të Kosovës”.

Sipas ankesës letra e Ambasadës Turke në Prishtinë, nuk është formuluar në formë të “kërkesës”, por “lutjes”, dhe jo “me dënim me burg”, por “rasti të trajtohet sipas ligjeve të Kosovës”. KMShK pasi shqyrtoi me vëmendje ankesën, konstatoi se ajo letër e Ambasadës Turke dërguar MPJ-së ka qenë e shkruar në gjuhën angleze. Gjithashtu, ajo letër nuk i është shpërndarë mediave por ka qenë e adresuar në MPJ.

KMShK në bazë të vlerësimeve të tij erdhi në përfundim se një media ka marrë pjesë nga teksti i kësaj letre, e cila e ka përkthyer në gjuhën shqipe për nevoja te veta. Atë tekst pastaj e kanë huazuar dhe transmetuar edhe mediat e tjera të Kosovës.

Në të gjitha ankesat që i kanë arritur KMShK-së theksohet se përkthimi nuk ka qenë përkthim korrekt sa i përket kërkesës në vend të “lutje”, dhe në vend të “dënimit të gazetarit”, kërkohet “trajtim i rastit sipas ligjeve të Kosovës”.

KMShK konstatoi se mediat kosovare kanë transmetuar tekstin e letrës së përkthyer në gjuhën shqipe nga burimi i parë që e ka përkthyer letrën nga gjuha angleze, dhe se ato media pastaj e kanë interpretuar tekstin bazuar në praktikat e gazetarisë, andaj ankesat në këtë rast nuk u miratua.

Të gjithë anëtarët e pranishëm (11) votuan që ankesa të mos miratohet.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës