5 January 2016

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Fitor Muratit kundër gazetës Zëri

Ankuesi pretendon se gazeta Zëri bënë akuzë pa fakte kundër tij. Ankuesi me dokumentin e dorëzuar në KMShK vërteton se ka mbushur një vit pune brenda MPJ-së, andaj ka pasur të drejtë të gradohet. Ai gjithashtu thotë se është tendencioze ndërhyrja e personalitetit të tij me familjen.

KMShK, pasi shqyrtoi ankesën dhe dëgjoi përfaqësuesin e gazetës Zëri, i cili dokumentoi se i është drejtuar zyrtarisht disave nga përfaqësuesit e MPJ-së me pyetje lidhur me familjarizmin e emërimeve në MPJ, si dhe disa parregullsive rreth gradimit të puntorëve të MPJ-së, por nuk ka arritur asnjë përgjigje nga MPJ, as për emërimin dhe gradimin e Fitor Muratit.

Gazeta ka respektuar rregullat e MPJ-së se të punësuarit nuk prononcohen në media pa lejen e autoriteteve të ministrisë, andaj ka botuar artikullin e përmendur me të dhënat që kishte mbledhur vetë. Ndërkaq, KMShK konstatoi se është e vërtetë se Fitor Murati është vëllai i Ministrit të Diasporës, kështu që ky fakt në rastin konkret nuk është edhe pa asnjë relevancë.

Sipas Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, gazeta është e obliguar ta botojë reagimin evetual të personave të apostrofuar në ndonjë artikull, nëse pala do t’ia dërgojë atë redaksisë, për çka gazeta është zotuar ta botojë.

Bazuar në atë që u tha më lart, u vendos si në dispozitiv të vendimit.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës