4 November 2016

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Dr. Visar Nushi kundër gazetës Zëri

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 25 tetor 2016, shqyrtoi ankesën e Dr. Visar Nushit kundër gazetës Zëri lidhur me artikullin “Konstatohet skandali i ortopedit kosovar”, botuar më 6 dhe 7 tetor 2016, dhe mori këtë

 

 

V E N D I M

 

 

 

A R S Y E T I M I

 

Ankuesi thekson se artikulli në fjalë ka shumë pasaktësi dhe tendencë ndaj Dr. Visar Nushit, sepse nuk e tregon të vërtetën faktike dhe publikut ia mohon të drejtën të dijë të vërtetën.

Në vazhdim të ankesës theksohet se ky artikull përmban interpretime të paautorizuara, të gabuara, dhe paragjykuese të mendimit të dhënë nga një mjek gjerman, i cili e ka kryer ekspertizën, sipas kërkesës së prokurorisë publike në Prishtinë.

Përfaqësuesi i gazetës Zëri informoi Bordin e KMShK-së se artikulli në fjalë është shkruar duke cituar të gjitha palët (përfaqësusi ligjor i dr. Nushit, prindit të vajzës së trajtuar nga ky mjek), dhe ka botuar përmbajtjen e raportit të mjekut speciualist gjerman, si dhe tekstin e plotë të reagimit të Gazmend Nushit, avokat i Dr. Visar Nushit), me çka gazeta ka përmbushur detyrimin e vet sipas Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

KMShK pati para vetes edhe pasqyrjen e huqjes së matjeve të sakta të gjendjes së skoliozës për pacienten N. Berisha.

KMShK shqyrtoi edhe pjesën e artikullit ku përmenden vitet e mundshme që Dr. Nushi mund të dënohet për këtë gabim, në matjen e shkallës së skoliozës së pacientes. KMShK vlerësoi se mundësia e dënimit është dhënë në mënyrë të kushtëzuar me “nëse konstatohet faji”, e jo si akt i kryer.

Për vërtetësinë e çështjeve profesionale mjekësore lidhur me këtë rast janë organet gjyqësore të cilat vazhdojnë hulumtimet e tyre për rastin në fjalë, mirëpo KMShK si trup etik nuk ka gjetur se gazeta Zëri ka shkelur Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës duke raportuar për rastin në fjalë.

Për këtë vendim votuan 10 anëtarë, 1 kundër, ndërsa përfaqësuesi i gazetës, sipas statutit të KMShK-së nuk kishte të drejtë vote për rastin që shqyrtohej.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës