11 July 2017

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Devolli Group kundër portalit Gazeta Express

03 korrik 2017, Prishtinë,
Ref:19.04.2017\555-2017

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 29 qershor 2017, shqyrtoi ankesën e Devolli Group kundër portalit Gazeta Express lidhur me artikullin “Albin, deputeti yt Fisnik Ismaili paguhet nga Blerim Devolli 4 mijë euro në muaj” botuar me 19 prill 2017, dhe mori këtë

 

V E N D I M

 

 

A R S Y E T I M I

Në ankesë, ndër të tjera thuhet se Gazeta Express paraqet informata shpifëse dhe se në Devolli Group me përgjegjësi theksojnë se nuk janë kontaktuar nga redaksia në fjalë.

KMShK konstatoi se shkrimi në fjalë është një koment i sajuar nga fjalimi i Albin Kurtit në foltoren e parlamentit të Kosovës, deklaratave të Fisnik Ismailit, ku ai pohon për bashkëpunimin afarist me Kompaninë Devolli përmes kompanisë së tij Karrota.

Nisur nga fakti se artikulli është shkruar duke cituar personat e përmendur dhe nuk është lajm por koment i redaksisë, KMShK vendosi që kjo ankesë të mos miratohet.

KMShK e mori këtë vendim unanimisht.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës