11 July 2017

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Devolli Group kundër Gazetës Express

03 korrik 2017, Prishtinë,
 Ref:15.04.2017\548-2017

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 15 qershor 2017, shqyrtoi ankesën e Devolli Group kundër Gazetës Express lidhur me artikullin “Devollët uzurpojnë sheshin e kryeqytetit me leje të Shpend Ahmetit” publikuar më 15 prill 2017, dhe mori këtë

 

V E N D I M

 

 

A R S Y E T I M I

Në ankesë thuhet se nuk është e vërtetë që kompania Devolli  prej pas luftës ka qenë financuese e shumicës së partive politike në Kosovë.

KMShK, nisur nga fakti se gazeta ka përcjellur qëndrimet e publikuara edhe më parë jo vetëm në media por edhe në foltoret zyrtare lidhur me mundësinë që kompanitë e ndryshme financojnë partitë politike, ankuesi është dashur të komentojë me fakte duke ofruar të dhëna edhe nga insitucione zyrtare financiare se kjo kompani nuk financon asnjë parti politike.

Mirëpo KMShK gjeti se Gazeta Express, e cila me fakte e fotografi dokumenton se sheshi kryesor i Prishtinës është mbushur me kamionë të kompanisë Devolli, është dashur t’a kërkojë edhe pronocimin e palëve të tjera nëse ka pasur të drejtë Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës, që të jap këtë leje.

KMShK miratoi ankesën vetëm në Kreun IV i Kodit të Mediave të Shkruara (E drejta për t’u përgjigjur), pasi konstatoi se mungon pronocimi i palës tjetër, në këtë rast palës ankuese, me çka do të sqarohet çëshjta që paraqitet në artikull.

KMShK e mori këtë vendim unanimisht.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës