11 July 2017

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Devolli Group kundër Gazetës Express

03 korrik 2017, Prishtinë,
 Ref:31.03.2017\547-2017

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 15 qershor 2017, shqyrtoi ankesën e Devolli Group kundër Gazetës Express lidhur me artikullin “Shpend Ahmeti ka investuar edhe në qendrën kulturore në Klan Kosova” publikuar më 30 mars 2017, dhe mori këtë

 

V E N D I M

 

A R S Y E T I M I

Në ankesë pretendohet se është shkelur Kreu II (Raportimi i së vërtetës), pasi siç thuhet “Devolli group menaxhon me televizionin Klan Kosova”, gjë që sipas ankesës nuk është e vërtetë.

Gjithashtu në ankesë thuhet se Gazeta Express nuk e ka botuar edhe prononcimin e palës tjetër për çka ka qenë e obliguar sipas Kodit të Mediave të Shkruara.

KMShK miratoi ankesën vetëm në Kreun IV të Kodit të Mediave të Shkruara (E drejta për t’u përgjigjur), pasi konstatoi se mungon pronocimi i palës tjetër, në këtë rast palës ankuese, me çka do të sqaroheshin shumë çëshjte që paraqiten në artikull.

KMShK e mori këtë vendim unanimisht.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës