11 December 2015

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Devolli Corporation sh.p.k, Pejë kundër gazetës Kosova Sot

KMShK, pasi analizoi me kujdes të gjitha pretendimet e ankesës dhe përmbjatjen e artikujve të botuar më 2 tetor 2015, me titull ”Republika e Devollit perandori e krimit” dhe “Pushteti i lidhur me oligarkinë e krimit” të botuar më 28 shtator 2015, gjen se ankesa është e bazuar pjesërisht. Gjuha e përdorur si p.sh. “perandori e krimit” paraqet shkelje të Kreut III të Kodit të Mediave të Shkruara dhe nuk respekton detyrimin e medias së shkruar që del nga dispozita e Kreut III pika 1, “Shtypi do të bëjë atë që mundet për të mos nxitur apo ushqyer urrejtje dhe paparazi përmes a)trajtimit me paragjykim të një individi apo grupi, dhe b) përdorimit të shprehjeve denigruese me qëllim të lëndimit dhe kërcnimit te një individi apo grupi mbi baza të ndryshme”.

KMShK konstatoi se gazeta Kosova Sot nuk prezantoi qëndrimin e vet, e poashtu nuk kishte ndonjë përgjigje nga redaksia lidhur me ankesën.