7 November 2007

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Bujar Dugollit, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, kundër gazetës “Express”

z. Bujar Dugolli, ministër i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, i është ankuar KMSHK-së më 9 Tetor 2007 kundër gazetës “Lajm” lidhur me dy artikuj të botuar në gazetën “Express” të datës 22.09.07. Artikulli i parë që fillon në faqen e parë dhe vazhdon në brendi të gazetës ka titullin: “Ku i more Bujar? 3 milionë t’buta” dhe një editorial,në të njëjtën gazetë me titull: “Bujar Trump”.

Të dy shkrimet mbështeten mbi një të dhënë të paqenë se si gazeta ka marrë vesh nga një burim i pazbuluar për opinionin, gjoja se nga organi kompetent për regjistrimin e pasurisë së funksionareve të tanishëm dhe atyre që kanë konkurruar për zgjedhjet e 17 dhjetorit 2007, se Bujar Dugolli kinse ka paraqitur zyrtarisht pasurinë e tij në një vlerë prej 3 milion Euro.

Bujar Dugolli i ka paraqitur KMSHK-së fotokopjen e formularit të paraqitjes së pasurisë së tij, e cila është diku rreth 300.000 Euro, pra dhjetë herë më pak se që pretendohet në artikull. Gazeta “Express” ka kërkuar falje publike nga z. Bujar Dugolli me një editorial, me çka ka përmbushur një nga detyrimet që rrjedhin nga Kodi i Mediave të Shkruara e që ka të bëjë me Kreun II pika 5.

Me këtë konsiderojmë se ky rast është i mbyllur sa i përket KMSHK-së.