11 July 2017

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Blerim Devollit kundër Gazeta Express

03 korrik 2017, Prishtinë,
Ref:25.05.2017\559-2017

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 29 qershor 2017, shqyrtoi ankesën e Blerim Devollit kundër Gazeta Express lidhur me artikullin “Kjo është fytyra e njeriut që dështoi t’ia zhvatë shtetit 32 milionë euro”, botuar me 25 maj 2017, dhe mori këtë

 

 V E N D I M

 

 

A R S Y E T I M I

 

Në ankesë thuhet: “me këtë titull portali Gazeta Express me etiketon mua duke rrethuar fytyrën time në fotografinë nga konferenca e përbashkët me Telekomin e Kosovës, dhe duke thënë se unë kam dështuar t’i zhvatë shtetit 32 milionë euro. Portali Gazeta Express këtu e ka fjalën për padinë që Z-Mobile ka bërë në arbitrazhin ndërkombëtar, padi kjo e fituar dhe e cila kishte përcaktuar një shumë prej 32 milionë euro, që Telekomi i Kosovës do të duhej t’ia paguante z-Mobile për shkak të dëmeve të shkaktuara nga mospërmbushja e kontratës. Këtë me siguri që e kuptojnë shumë mirë redaktorët e portalit Gazeta Express, por me qëllim të denigrimit të figurës sime dhe të aktivitetit ekonomik, vazhdojnë ta quajnë këtë zhvatje”.

Bordi i KMShK konstatoi se opinioni publik është i ndjeshëm, por edhe i informuar me rrjedhen e ngjarjeve pas vendimit të arbitrazhit ndërkombëtar si dhe për marrëveshjen e re ndërmjet PTK-së dhe Z-Mobile për të mos e realizuar vendimin e arbitrazhit ndërkombëtar. Të dyja këto vendime në aspektin formal-juridik janë valide, por botimi i fytyrës së rrethuar të Blerim Devollit në një foto nga konferenca për shtyp në PTK lë një shije se fjala është për një person të urryer dhe që targetohet për qëllime jo të mira.

Ankesa përbën shkelje në Kreun II (Raportimi i së Vërtetës)si dhe Kreun IV( E drejta për t’u përgjigur)të Kodit të Mediave të Shkruara

Andaj, KMShK vendosi që kjo aneksë të miratohet me shumicë votash.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi. 

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës