7 June 2017

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Avdi Ferrit kundër Insajderit

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 31 maj 2017, shqyrtoi ankesën e Avdi Ferrit kundër Insajderit lidhur me artikullin “Ferri: Autobusët janë të vjetër, u është ndërruar ngjyra”, botuar më 22 prill 2017, dhe mori këtë

 

V E N D I M

 

 

A R S Y E T I M I

 

Në ankesën thuhet se Avdi Ferri, në cilësinë e kryesuesit të bordit të drejtorëve të NPK “Trafiku Urban”, SHA, Prishtinë është intervistuar nga TV KlanKosova dhe se Insajderi nuk e ka përcjellë drejt deklaratën e tij.

Ankuesi pohon se nuk ka thënë se autobusët janë të vjetër dhe janë ngjyrosur për t’u dukur se janë të rinjë e as se drejtuesit komunal të Prishtinës janë nën hetime nga policia ekonomike për këtë çështje.

Insajderi ka prezentuar para bordit të KMShK-së tekstin integral të deklaratës së Ferrit të nxjerrë nga KlanKosova, ku thuhet “Autobusët e parë, 15 kanë ardhur herët, më vonë 15 të tjerë. Por, kur kanë mbërri autobusët këtu… shikoni unë jam njeri u vjetër dhe unë mund të jem daltonist, mos t’i dalloj, por ju të rinjt si nuk mund t’i vëreni ju këto. Ato autobusët me ngjyrë të verdhë, siç po i thoni ju  sarit, janë të gjithë të njëanësum, i keni parë ju këto. Njëri është i sarit me ngjyrë të çelur, tjetri është portokall. Çfarë do të thotë kjo, sot ngjyrosja e mjeteve të transportit, ato përzirja e ngjyrave bëhet me kompjuter. Por këta autobusë kanë ardhur prej një stogu në Kroaci, dhe për këtë janë duke u bërë hetime”, ka thënë Ferri në emisionin “Ju flet Prishtina” të KlanKosovës.

Andaj të gjithë anëtarët e pranishëm votuan që ankesa të mos miratohet.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës